Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me BE-në për të vendosur sanksione të mëtejshme ndaj vendeve që blejnë naftë ruse, në një përpjekje për të “shembur” ekonominë e Moskës.

“Ne jemi të gatshëm të rrisim presionin mbi Rusinë, por kemi nevojë që partnerët tanë evropianë të ndjekin shembullin”, tha Scott Bessent për NBC News.

“Beteja në këtë pikë”, theksoi Sekretari i Thesarit të SHBA-së, “është midis asaj se sa gjatë mund të rezistojë ushtria ukrainase dhe sa gjatë mund të rezistojë ekonomia ruse”.
Nëse BE-ja dhe SHBA-ja “vendosin më shumë sanksione dytësore, ekonomia ruse do të shembet dhe kjo do ta sjellë Putinin në tryezën e negociatave”.