Serie A ka luajtur tri ndeshjet e para të kësaj të diele, ku spikati derbi i kryeqytetit mes Lazios dhe Romës. Takimi i luajtur në orën 12:00 në “Stadio Olimpico” ishte tepër i luftuar, por goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 38’ nga Lorenzo Pellegrini, me verdhekuqtë që morën tri pikë tepër të rëndësishme, duke qëndruar brenda objektivave.

Në orën 15:00, Torino priti Atalantën, ku në fushë zbritën tre shqiptarë. Për vendasit u aktivizuan Ismajli dhe Asllani, ndërsa për bergamaskët Berat Gjimshiti, ku fitues doli kapiteni i Kombëtares, me zikaltrit që fituan 0-3.

Sfida tjetër e kësaj ore ishte ajo mes Cremoneses dhe Parmës, e cila përfundoi pa gola.

REZULTATET
LAZIO 0-1 ROMA
Pellegrini 38’
TORINO 0-3 ATALANTA
Krstovic 30’, 38’, Sulemana 34’
CREMONESE 0-0 PARMA