Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë interes ndërkombëtar, duke u kthyer në një magnet për bizneset e huaja.

Vetëm gjatë vitit 2025 janë regjistruar 32 degë të reja, një rritje e dukshme krahasuar 2024 dhe 2023, çka tregon se interesi i investitorëve është në ngjitje të vazhdueshme.
Italia kryeson me 10 degë të hapura, ndërsa Kosova dhe Turqia ndjekin me nga 7 degë, duke dëshmuar se tregu shqiptar po fiton besim e po bëhet gjithnjë e më tërheqës për kapitalin e huaj.

Megjithatë, kjo lëvizje nuk mjafton për të kompensuar boshllëqet që ende frenojnë kapitalin e huaj: burokracitë e gjata, mungesa e garancive ligjore, klima e pasigurt fiskale pro mbi të gjitha mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Duke mbetur pengesa kryesore për ta kthyer këtë interes në investime të qëndrueshme.
Gjatë 8 mujorit të 2025 Shqipëria ka regjistruar 1404 biznese në pronësi të të huajve, një shifër në rritje ndjeshëm krahasuar me vitet e tjera ku vetëm për 2024 u numëruan 1422 ndërsa në 2023, 1419.

Kompani të huaja në vendin tonë:
Viti 2023-18 degë
Viti 2024-21 degë
Viti 2025-32 degë
Bizneset e regjistruara sipas kombësisë:
Italia 10
Kosova 7
Turqia 7
Greqia 2
Gjermania 2
Estonia 1
Serbia 1
Maqedonia e Veriut 1
Emiratet e Bashkuara 1
SHBA 1
Bizneset e reja me pronësi të huaj:
Viti 2023-1419
Viti 2024-1422
Viti 2025(janar-gusht)-1404