Nga Enver Robelli/

Ai që ka fituar lirinë pa asnjë kontribut personal apo familjar, dhe ka kaluar pa asnjë plagë në këmbë: nga i përkëdhelur i komunizmit gjakpirës hoxhist, në përfitues i kapitalizmit të kalbur shqiptar.

Pinjoll i asaj bote të errët komuniste e shqiptaro-vrasëse, ai e keqpërdor lirinë për të llomotitur, duke ua mohuar lirinë popujve që sot janë në rrezik shfarosjeje apo dëbimi kolektiv.

Shqiptari i tillë është ndotës i ambientit. Është qelbësirë. Është kriminel. Është fashist dhëmbë-verdhë. Shkurt: është pis dhe faqezi.

Ashtu siç ua mohonte lirinë shqiptarëve të Kosovës në vitet ’90, duke i përshkruar si “malokë”, sot ua mohon lirinë popujve të tjerë, tallet me ta, shfryn racizmin e tij me fjalor sheshelian, hiqet si “perëndimor”, ndërkohë që nga çdo shkronjë i rrjedh llumi antiperëndimor, anticivilizues, antihuman.

Në një shoqëri normale, shqiptari i tillë do të dërgohej në pavijonin e psikiatrisë. Në viset shqiptare, ky idiot – që nuk do të përtonte të ishte roje në kampin e Burrelit apo të Spaçit – shkruan (sh)krime dhe merr pëlqime nga një tufë naivësh.