Arkitekti i famshëm Lord Norman Foster dhe David Manica do të realizojnë projektin për stadiumin e ri të Inter dhe Milan në rast të miratimit të vendimit për shitjen e impiantit San Siro nga këshilli bashkiak i Milanos. Klubet parashikojnë prishjen e rreth 90% të strukturës aktuale, me një pjesë të unazës së dytë që detyrimisht nuk do të mund të preket, pasi nga data 10 nëntor do të hyjë në fuqi mbrojtja e Soprintendenzës, duke qenë se është një pasuri me vlerë historike.
Komunikata e përbashkët e Interit dhe Milanit e disa ditëve më parë kishte zbuluar gjithashtu disa detaje mbi stadiumin e supozuar: “Impianti i ri, i futur në një projekt të rigjenerimit urban prej rreth 281 mijë m², në shenjë inovacioni dhe qëndrueshmërie, do të ketë një kapacitet prej 71.500 vendesh dhe do të ofrojë një atmosferë të pakrahasueshme, duke u strukturuar mbi dy unaza të mëdha me një pjerrësi të studiuar për të garantuar shikueshmëri optimale për spektatorët nga çdo sektor.
Ai do të jetë gjithashtu në përputhje me kriteret më të larta të aksesueshmërisë, duke siguruar një ofertë përvoja të dedikuara për të gjithë tifozët dhe disponueshmëri sektorësh me çmime të përballueshme”.
Në zonën pranë stadiumit të ei San Siro, do të ketë gjithashtu hotele, sipas Corriere della Sera ato do të jenë me katër yje me nga 350 dhoma secili, parkingje të shpërndara në 15.000 m² dhe zyra. Nuk do të mungojnë dyqane, restorante dhe muzeu i Inter dhe Milan me një biletë të parashikuar prej 38 eurosh dhe një vlerësim prej 450.000 hyrjesh në vit.