Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, dhe ministren e Punëve të Jashtme, Beate Meinl-Reisinger.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali thekson miqësinë e pakushtëzuar mes Shqipërisë dhe Austrisë, si dhe mbështetjen e fortë që Austria vijon t’i japë integrimit të shpejtë të Shqipërisë në zemër të Europës.

“Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Beate Meinl-Reisinger, për miqësinë e pakushtëzuar mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë që Austria vijon t’i japë integrimit të shpejtë të Shqipërisë në zemër të Europës”, shkruan Spiropali.