Armando Broja nuk po kalon sigurisht momentin më të mirë në karrierën e tij, përkundrazi, sulmuesi shtatëlartë i kombëtares tonë përfundoi në qendër të kritikave, pas ndeshjes që Burnley zhvilloi këtë mesjavë ndaj Cardiff City, aty ku vendasit u eleminuan nga Kupa e Ligës. Mediat britanike shigjetuan Brojën, duke vënë theksin tek performanca e tij jo e mirë që ndikoi edhe në tërësi në rezultatet që Burnley ka marrë kohët e fundit.

Por për t’i dalë në krah Armando Brojës në këtë moment të vështirë ka menduar vetë tekniku Scott Parker. “Mendoj se duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim me Armandon. Atij i duhet punë pasi në vitet e fundit nuk ka luajtur rregullisht. Të gjithë ne duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim pasi për momentin sulmuesi është në këtë pikë ku është dhe e pranoj se ka nevojë për punë”.

Mes të tjerash trajneri i Burnley tha se 24-vjeçari kishte bërë hapa para krahasuuar me ndeshjen e parë që nisi nga minuta e parë në Carabao Cup, ndaj Derby County. Në sfidën kundër Cardiff City-t, Broja qëndroi në fushë për 78’, por dështoi që të linte gjurmë pasi ishte autor i një ndeshjeje nën nivel, duke konfirmuar qartazi se ajo çfarë i nevojitet atij më shumë në këtë momente është të luaj sa më shumë minta të jetë e mundur në mënyrë që të rifitoj gjendjen e tij më të mire fizike.