Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një bisede telefonike me liderë europianë të enjten, u kërkoi atyre që të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia. Kjo thirrje u bë në kuadër të një takimi virtual të ashtuquajtur “Aleanca e të gatshmëve”, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, shkruan “Reuters”.
Sipas të njëjtit burim, Trump gjithashtu i nxiti liderët europianë që të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kinën, për shkak të mbështetjes së saj të supozuar financiare ndaj përpjekjeve ushtarake të Rusisë. Thirrjet e Trump vijnë në një kohë tensionesh të shtuara ndërkombëtare dhe përpjekjesh të vendeve perëndimore për të frenuar ndikimin ekonomik dhe ushtarak të Moskës.