Një çift i moshuar britanikë, të cilët janë liruar pasi u ndaluan nga talebanët në fillim të këtij viti, janë ribashkuar me vajzën e tyre.
Barbie Reynolds, 76 vjeç, dhe bashkëshorti i saj Peter, 80 vjeç, u arrestuan nga Ministria e Brendshme e talebanëve më 1 shkurt, ndërsa udhëtonin për në shtëpinë e tyre në një provincën të Afganistanit Qendror.

Çifti i cili ishte ndaluar pa asnjë akuzë, u mbajt për muaj me radhë në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë që këtë të premte u liruan shëndoshë e mirë dhe u dërguan në shtëpi pas ndërmjetësimit të udhëhequr nga Katari, aty ku i ribashkuan edhe me vajzën e tyre Sarah.
Ata thanë se ndiheshin shumë të lehtësuar që po ktheheshin në shtëpi dhe të kënaqur që u ribashkuan me familjen e tyre, pas disa muajsh të bllokuar pa ndonjë akuzë reale.