Futbollisti i famshëm Lamine Yamal dhe reperja argjentinase, Nicki Nicole, duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre vetëm 13 ditë pasi romanca u bë publike.
Mediat e Amerikës Latine shkruajnë se 25-vjeçarja ka gjetur një partner të ri. Është fjala për mesfushorin e talentuar argjentinas, Franco Mastantuono, i cili këtë verë u transferua te Real Madrid nga River Plate.
18-vjeçari, është jo vetëm bashkëmoshatar i Yamal, por edhe rival i tij i drejtpërdrejtë në fushë, duke qenë pjesë e madrilenëve ndërkohë që Lamine luan për Barcelonën. Shumë tifozë kanë ironizuar lajmin në rrjet, me një koment që thoshte: “13 ditë, as dy javë”, ironizojnë tifozët në rrjetet sociale. “Nicole ndryshon të dashur më shpesh sesa bëj unë dush”, ka shkruar një tjetër me humor.
Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e fansave ka hedhur poshtë këto thashetheme, duke kujtuar se Mastantuono është prej kohësh në një lidhje me Fio Augustinelli. As Yamal, as Mastantuono dhe as Nicole nuk kanë reaguar për lajmet e qarkulluara./ E.K