Një grua, trupi i së cilës u zbulua në Spanjë më shumë se 20 vjet më parë, është identifikuar përmes një policore ndërkombëtare.
Gruaja u identifikua të enjten si shtetasja 31-vjeçare ruse, Liudmila Zavada.
Ajo është personi i tretë që identifikohet përmes iniciativës Operacioni “Identify Me”, e cila u lançua nga policia në vitin 2023 në një përpjekje për të gjetur emrat e grave që ishin vrarë ose kishin vdekur në rrethana të dyshimta ose të pashpjegueshme në Europë.

Valdecy Urquiza, sekretar i përgjithshëm i agjencisë ndërkombëtare të policisë Interpol, e cila drejton fushatën, tha se identifikimi i fundit do t’u jepte “shpresë familjeve dhe miqve të personave të zhdukur” dhe “pista të reja” hetuesve.

“Pas 20 vjetësh, një gruaje të panjohur i është kthyer emri i saj”, tha ai.
Trupi i Zavada u zbulua në korrik 2005 pranë një rruge në provincën e Barcelonës në Spanjën verilindore.

Ajo u quajt nga policia si “gruaja me rozë”, sepse ishte veshur me një bluzë me lule rozë, pantallona rozë dhe këpucë rozë.
Policia lokale tha se shkaku i vdekjes ishte “i dyshimtë”, pasi provat sugjeronin se trupi ishte zhvendosur 12 orët para se të gjendej.
Por hetimet nuk arritën të zbulonin identitetin e saj për vite të tëra.

Vitin e kaluar, rasti iu shtua Operacionit “Identify Me”, i cili ka parë “njoftime të zeza” të Interpolit që kërkojnë informacion në lidhje me trupa të paidentifikuar, të publikuara për herë të parë dhe të dhëna të tilla si gjurmët e gishtërinjve të ndara me forcat policore në të gjithë botën.

Më parë këtë vit, policia turke i kaloi gjurmët e gishtërinjve në një bazë të dhënash kombëtare, duke zbuluar identitetin e Zavada.
Më pas u krijua një përputhje e ADN-së me një të afërm të ngushtë në Rusi.
Hetimet policore për vdekjen e Zavadas dhe rrethanat po vazhdojnë.

Gruaja e parë e identifikuar përmes fushatës ishte 31-vjeçarja Rita Roberts nga Uellsi, e cila u vra në Belgjikë në vitin 1992. Familja e saj tha se ishin shqetësuar për dekada, duke mos ditur se çfarë i kishte ndodhur.
Më herët këtë vit, një grua e gjetur e vdekur në një stallë shpendësh në Spanjë u identifikua si 33-vjeçarja Ainoha Izaga Ibieta Lima, nga Paraguai në Amerikën e Jugut. Rrethanat e vdekjes së saj u përshkruan nga policia si “të pashpjegueshme”. Policia po përpiqet ende të gjejë identitetin e 44 grave të tjera të gjetura të vdekura në Holandë, Gjermani, Belgjikë, Francë, Itali dhe Spanjë. Shumica e tyre janë viktima të vrasjeve, që besohet të kenë qenë të moshës midis 15 dhe 30 vjeç.

Interpoli tha se rritja e migrimit global dhe trafikimi i qenieve njerëzore kishte çuar në më shumë njerëz që raportoheshin të zhdukur jashtë vendeve të tyre, gjë që mund ta bënte identifikimin e trupave më sfidues.
Një zyrtar në agjenci i tha BBC-së se gratë ishin “të prekura në mënyrë disproporcionale nga dhuna me bazë gjinore, duke përfshirë dhunën në familje, sulmet seksuale dhe trafikimin”.