Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk është “në paraburgim”.
“I dyshuari është në paraburgim”, tha Trump gjatë një paraqitjeje në Fox News.
Trump tha se dikush “shumë afër tij e dorëzoi” dhe tha se kjo do të njoftohej më vonë sot.
CNN shkruan se i dyshuari ishte gjetur nëpërmjet një pastori, i cili në fund të fundit përfshiu edhe babanë e personit.
Presidenti më tej shtoi “Ne kemi personin që mendojmë se është është ai që po kërkojmë.”