Sfida midis Serbisë dhe Shqipërisë nuk do të luhet në Beograd. Sipas asaj që konfirmon vetë UEFA, ky duel do të spostohet në “Gradski stadion Dubočica”, në qytetin e Leskovacit, po në datën e parashikuar, 11 tetor.

Ishte vetë Federata Serbe e cila kishte kërkuar që ky duel të spostohej nga Beogradi, kjo për shkak të çështjes së sigurisë.
Gjithashtu, pritet që të jepet dhe vendimi sa i përket mungesës së tifozëve në këtë takim, kjo pas sjelljes së turpshme që tifozeria serbe tregoi në duelin kundër Anglisë.