Muzeu i Luvrit në Paris është rihapur, tre ditë pasi hajdutët vodhën xhevahire mbretërore historike me vlerë rreth 88 milionë euro.

Pamjet e drejtpërdrejta të transmetuara nga Reuters treguan vizitorët duke kaluar nëpër portat e hyrjes së muzeut për herë të parë që nga vjedhja, e cila bëri bujë në të gjithë botën.
Ngjarja ishte një goditje e madhe ndaj trashëgimisë kulturore të Francës, pasi xhevahiret i përkisnin Napoleonit dhe Perandoreshës franceze.