PS ka akademinëë politike për të mësuar deputetët të menaxhojnëë fitoren. Kurse doktori atë të menaxhimit të humbjeve. Deklarata e fundit për largimin e Sali Berishës si kryetar ka tronditur selinë blu. Ndaj doktori thirri një tryeze për të trajnuar të rinjtë. Si për t’u kujtuar se ata janë aty, jo nga vota e popullit por nga lista e tij.

“Shumë funksione mund të merrni gjatë jetës, por si ai i deputetit nuk është asnjë. Por ju jeni deputetë me duar në xhepa. Jeni njerëz pa asnjë staf çka e gjymton punën e parlamentit.”
Dhe si me duar në xhepa, u kërkoi deputetëve të mos i shkelin më vijat e kuqe.

“Në çdo hap, në çdo veprim, në çdo votim, në çdo analizë, deputeti, dhe ai që merret me politikë, ato duhet t’i ketë linjat e shenjta, linjat e kuqe që nuk mund të preken, që nuk mund të kalohen.”

Për herë të parë e pranoi se aksioni i dhunshëm në Kuvend i PD, është një vijë e kuqe që e kanë kaluar më shpesh sesa duhet.

“Është e vërtetë se opozita mund ta teprojë në qëndrimet e saj. Por kjo nuk do të thotë kurrë të shkatërrohet parlamenti dhe parlamentarizmi.”
Por në këtë leksion, morën pjesë vetëm 12 deputetë, nga njëri krah rreshti niste me më të rinjtë, djalin e Fahriut, deputeten e Çapjave dhe të Ilir Vrenozit. Nga krahu tjetër më të persekutuarit e vjetër Tomor Alizotin dhe e përmbyllej me të persekutuarin e ri te vettingut Gjin Gjonin.

Por disa kishin dale nga rreshti. I pari, mungonte Besart Xhaferri, i cili pas deklaratës për doktorin, thote se ka shkuar në Uashington. Po trajnohet aty ku nuk shkel dot doktori.
I dyti, Gazment Bardhi. Ai ka ikur për trajnim në Gjenevë, nga ku shfaqet me një foto shumëngjyrëshe me Bora Muzhaqin në krahun e majtë dhe një homolog nga Zimbabve në krahun e djathtë.

Ashtu si video e Xhaferrit që mbetet tashmë ne internet, edhe cicërima e Bardhi për Babin e Xenit dhe Gërdecin vijon të mbetet në profilin e tij zyrtar në platformën X, prej 3 vitesh.
Kurse në krah të Gjin Gjonit, mungoi ish homologu i tij magjistrat dhe deputeti i ri, Arian Ndoja. Një mungese e paralajmëruar, pasi pak ditë më parë në sallën e parlamentit ai deklaroi se me tryezat nuk do ketë një raport si ai i doktorit.

“Mua nuk më keni parë për t’i rënë tavolinave dhe s’keni për të më parë ndonjëherë për t’i rënë tavolinave. të paktën gjashtë prej nesh, nuk janë as produkt i listave të mbyllura që të vijnë me kokën ulur këtu dhe të bëjnë veprime me regji”
Të tjerë që munguan ishin edhe Denisa Vata, Ivi Kaso apo Manjola Luku. Por Berisha edhe atyre në mungese u dha një këshillë të fundit.

“Natyrisht një raport është më thelbësori. Është raporti i të gjitha raporteve tuaja. Është raporti me zgjedhësit.” I pari që e ka dëgjuar këshillën, nuk është deputet por një politikan i ri në tentative. Ai është parë duke ngrënë akullore rrugëve i pavarur.