Adnan Xholi dhe Doloreza Musabelliu kanë dorëzuar sot aplikimin për drejtues të SPAK.
It
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e cila raporton se sot (në mesnatë) është afati i fundit të lënë nga KLP për të aplikuar. Kreut aktual të SPAK, Altin Dumanit i përfundon mandati si kreu i Prokurorisë së Posacme më 19 dhjetor të këtij viti.
Më herët ka dorëzuar aplikimin Klodjan Braho dhe Elvin Gokaj. Pra deri më tani katër prokurorë kanë aplikuar për të qenë në krye të SPAK, por nuk dihet ende nëse do të ketë ndonjë aplikim tjetër deri në fund të ditës së sotme.