Gjykata e Apelit te Posacem ka rrezuar kerkesen e bere nga Erion Veliaj për pavlefshmëri të veprimeve hetimore të SPAK.
Më herët një kerkesë e tillë u bë në shkallen e parë te gjyqësorit në GJKKO, ku u vendos rrëzimi i kërkesës. Mbrojtja e Veliajt e ankimoi në Apelin e Posaccëm, kërkesë që u rrëzua këtë të hënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi.
Veliaj akuzohet nga SPAK për 5 vepra penale, korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.
Nga gjetjet, SPAK thotë se në të paktën 9 raste Erion Veliaj, ka kryer akte korrupsioni pasiv.
SPAK thotë se në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme. Veliaj ka dhënë leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës.