Apple duket se ka përzgjedhur drejtuesin e ri të kompanisë që do të zëvendësojë Tim Cook.
Bloomberg zbulon se kandidati kryesor është John Ternus, që aktualisht është zëvendëspresidenti i lartë i inxhinierisë së Apple.
Emri i Ternus duket më i avantazhuar për disa arsye, përfshirë faktin se ai është i pëlqyer brenda gjigandit Apple, njeri i besuar i Tim Cook, teksa e favorizon ndër të tjera edhe përvoja e tij në inxhinieri.