Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, argumentet e tij lidhur me dekretin për zgjedhjet e pjesshme vendore, ku ai caktoi datën 9 nëntor.
Begaj kërkon që Gjykata Kushtetuese të shpallë moskompetencë për dekretin e tij si dhe të heqë pezullimin për zgjedhjet në Tiranë.
Gjithashtu, kreu i shtetit argumenton se duhet rrëzuar ankimi i ish kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, si i pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës.
Sipas Begajt, Kushtetuesja duhet të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përgatitjen e zgjedhjeve në një datë të re, jo më të hershme se 30 ditë nga hyrja në fuqi e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.