Këtë të premte kreu i qeverisë Edi Rama ka prezantuar masat e reja ligjore që lidhen me sektorin e ndërtimeve.

Ndërkohë duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në këtë konferencë Rama ka njoftuar se po përgatitet krimi i një agjencie të re që do të jetë agjencia kombëtare e planifikimit urban dhe strehimit. Rama shtoi se do të shikohet edhe krijimi i mundësive për kategori të ndryshme shoqërore që të mund të aksesojnë apartamente me çmime të arsyeshme.

“Jemi duke përgatitur krijimin e një agjencie të re që do të jetë agjencia kombëtare e planifikimit urban dhe strehimit dhe do ti qasemi në një mënyrë të re çështjes së strehimit, si atij social, ashtu edhe incentivave për të krijuar mundësi për kategori të ndryshme shoqërore që të mund të aksesojnë apartamente me çmime të arsyeshme”