Aranit Kurti 23 vjeç dhe Flori Paluçi 33 vjeç janë dy personat të cilët mbetën të vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në Manzë të Durrësit.
Ngjarja e rëndë është shënuar pranë një karburanti rreth orës 01:45. 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti.
Më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur në vend.
Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia.