Shqipëria pret Jordaninë në “Arenën Kombëtare”, në një duel miqësor.

Pas fitores në Leskovc kundër Serbisë, morali te kuqezinjtë është i lartë, teksa Sylvinho ka zgjedhur të kryejë një rotacion në 11-she.

Nga ana tjetër, Jordania është një nga skuadrat surprizë që ka arritur të kualifikohet në Kupën e Botës 2026, për të parën herë në historinë e këtij vendi.

Drejtësi në këtë takim do të vendosë zvicerani Lukas Fähndrich, i cili do të mbështetet nga dy bashkëkombësit e tij, Jonas Erni dhe Nicolas Müller, ndërkohë gjyqtar i katërt është zgjedhur Juxhin Xhaja.

Shqipëria është ndeshur vetëm një herë me Jordaninë, në vitin 2018, një takim i përfunduar pa gola.

Formacionet Zyrtare: