Florjan Binaj, ish-aktori i Portokallisë dhe aktualisht moderator i emisionit Piranjat në syri.tv nuk është emër i panjohur për angazhimet e tij të mëparshme.

Ndonëse një ndër bashkëthemeluesit e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, ai u largua prej tij për shkak të kontradiktave, arsyet e të cilave nuk u bënë asnjëherë të ditura.

Përveç kësaj, Binaj ka qenë aktiv në disa prej protestave të zhvilluara në Tiranë.

Gjithmonë në pankartat e tij emrat kundër të cilëve protestonte, ka qenë Basha dhe Rama.

Të protestuarit kundër qeverisë është i kuptueshëm, por emri i Bashës në pankartat e tij e nxjerr atë zbuluar që prej kohësh ka qenë ‘xholi’ i familjes Berisha në shantazhin që i bënin Bashës, duke përdorur figura nga shoqëria civile, të cilët do bënin ‘opozitën’ ndaj pushtetit, por asnjëherë duke përmendur Berishën.

Dhe ja, me kandidimi e Flrojan Binajt, familja Berisha, duket se e ka ‘shlyer’ detyrimin e saj./TemA