1.6 milionë euro do të jetë fondi për zgjedhjet në 5 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme, pas pezullimit të garës për bashkinë e Tiranës. Kjo u bë e ditur sot nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. Në garë për zgjedhjet e pjesshme do të shkojnë bashkia e Vlorës, Tepelenës, Matit, Cerrikut dhe Beratit.