Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, ka propozuar integrimin e mësimeve për kriza dhe përgatitje për luftë në kurrikulat shkollore, mes tensioneve në rritje me Rusinë.
Dobrindt, një anëtar i CSU-së së qendrës së djathtë, tha se planifikon ta ngrejë çështjen në takimin e muajit të ardhshëm me ministrat e brendshëm nga shtetet federale.
“Propozimi im është që brenda një viti shkollor, nxënësit e klasave të larta të kalojnë dy orë mësimi radhazi duke diskutuar se cilat skenarë kërcënimi mund të ekzistojnë dhe si të përgatiten për to”, tha Dobrindt.
Ai gjithashtu vuri në dukje se fëmijët shërbejnë si bartës të rëndësishëm të njohurive brenda familjeve dhe se kjo qasje mund të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit në shtëpi.




















