Edhe pse vitet e fundit moti në Shqipëri është karakterizuar ngathatësira krahasuar me vendet e tjera të rajonit importi i energjisë rezulton të jetë më i vogël. Në një raport të Eurostat theksohet se për vitin 2024 se vendi ynë ka pasur import neto të energjisë prej 334 Gëh, që përfaqëson vetëm 4.6% të sasisë totale të energjisë në dispozicion për konsum final. Këto të dhëna tregojnë se Shqipëria mbulon më të madhe të nevojës për energji me prodhim vendas, kryesisht hidroenergjetik ndërsa ka shtuar ndjeshëm edhe prodhimin nga panelet diellore që po zë rreth 10 % të totalit

Nëse vërejmë shifrat sipas vendeve të rajonit Shqipëria lë pas me nivel më të ndjeshëm Maqedoninë e Veriut, e cila kryeson listën e importuesve me 710 Gëh, dhe Serbia, me rreth 520 Gëh. Pas tyre vjen Gjeorgjia, me 180 Gëh.
Nisur nga të dhënat vërehet se Shqipëria ka arritur të ruajë një bilanc pozitiv , duke u renditur ndër vendet më pak të varura nga importet e energjisë elektrike në Ballkan.

Sipas të dhënave konfirmohet se në raport me sasinë e energjisë që përdoret për konsum final, Shqipëria paraqitet në pozicion të favorshëm pasi ka importuar vetëm 4.6% të energjisë së konsumuar në vend gjatë gjithë vitit 2024, çka e rendit ndër ekonomitë më pak të varura nga blerja e energjisë në Ballkan.Ndërkohë në bazë të konsumit vendet e tjera të rajonit rezultojnë se kanë varësi më të lartë.Kështu Maqedonia Maqedonia e Veriut gjatë vitit të kaluar u detyrua që të mbyloi me import rreth 14% të konsumit të saj, Rumania 6.5%, dhe Kroacia 25.8%.

Sipas Eurostat, midis 35 vendeve evropiane në vitin 2024, 13 ishin eksportues neto të energjisë elektrike, ndërsa 21 ishin importues neto. Vetëm një vend, Qiproja, nuk raportoi importe të energjisë elektrike. Midis katër ekonomive më të mëdha të BE-së, Franca dhe Spanja janë eksportuese neto, ndërsa Gjermania dhe Italia janë importuese neto.