Mbretëresha Sirikit, nëna e mbretit aktual të Tajlandës Vajiralongkorn, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare në një spital në Bangkok. Sipas Byrosë Mbretërore, ajo ndërroi jetë “në paqe” mbrëmjen e së premtes, pasi prej vitit 2019 vuante nga disa sëmundje, përfshirë një infeksion gjaku këtë muaj.
Sirikit ishte e martuar për më shumë se gjashtë dekada me mbretin Bhumibol Adulyadej, monarkun me sundimin më të gjatë në historinë e Tajlandës, i cili vdiq në vitin 2016. Çifti mbretëror ishte i njohur ndërkombëtarisht dhe Sirikit shihej si një ikonë stili dhe figurë amtare për kombin tajlandez — aq sa ditëlindja e saj, 12 gushti, është shpallur Dita e Nënës në Tajlandë.
Ajo kishte një jetë aktive publike deri në vitin 2012, kur pësoi një goditje në tru dhe më pas u shfaq rrallë. Mbreti Vajiralongkorn ka urdhëruar zhvillimin e një funerali mbretëror, ndërsa trupi i saj do të qëndrojë në Sallën Dusit Thorne të Pallatit të Madh në Bangkok.




















