Gazetari Flogert Muça, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar zhvillimet e fundit në skenën politike, duke iu referuar qëndrimeve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Muçës, deklaratat e fundit të Veliajt shënojnë nisjen e një “lufte” politike dhe jo thjesht një debat apo “divorc” brenda mazhorancës. Ai theksoi se reagimi i Veliajt, vetëm tre ditë para mbledhjes së Gjykatës Kushtetuese, ka një domethënie të qartë politike dhe mund të interpretohet si një formë presioni ndaj saj.

Gazetari vlerësoi se kryebashkiaku po ndërton me kujdes një narrativë për të përgatitur terrenin për zhvillime të reja, duke u treguar “politikisht korrekt”, por njëkohësisht duke sinjalizuar nisjen e një beteje të re në arenën politike.

“Ne nuk duhet të diskutojmë a është divorc apo luftë. Veliaj ka folur, por ka folur. Ka folur dhe ka nisur një luftë. Sot ai është treguar dhe ka folur “politikisht korrekt”. Dukej si një analize dhe editorial për të dhënë panoramën e një persekutimi politik. Ky ishte një hap i parë, po mbetet për t’u parë se deri ku do e çojë Veliajn.

Reagimi Veliajt 3 ditë para mbledhjes së Kushtetueses e ka një domethënë, është presion ndaj saj. Veliaj po ndërton narrativen për të përgatitur terrenin. Është i kujdesshëm në argument duke mos qenë i egër. Hapi i parë kur të flas unë je lajmi i fundit, është fillimi i një beteje ndryshe nga sa ka kemi parë deri tani”, tha Flogert Muça.