Në një deklaratë të shkurtër, kryeministrja italiane Giorgia Meloni iu referua zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.
Ajo theksoi se po ndjek me shumë interes zhvillimet në Gaza, duke konfirmuar mbështetjen e plotë për përpjekjet e bëra nga presidenti Trump për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Po ashtu shtoi se prioriteti kryesor tani është arritja e një armëpushimi.
“Po ndjek me shumë interes zhvillimet në Gaza dhe konfirmoj mbështetjen time të plotë për përpjekjet e bëra nga Presidenti Donald Trump për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme. Prioriteti për të gjithë tani është arritja e një armëpushimi, i cili do të çojë në lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve. Italia është gjithmonë e gatshme të bëjë pjesën e saj”, tha Meloni.