Parlamenti kroat ka miratuar rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Kroacisë mes kërcënimeve globale në rritje dhe luftës në Ukrainë.

Zagrebi, sipas agjencisë së lajmeve AFP , hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2008, një vit para se të bashkohej me NATO-n.
Për të miratuar masën, parlamentarët kroatë duhej të ndryshonin dy ligje atë të Mbrojtjes, dhe ligjin e Shërbimit në Forcat e Armatosura.

Në Evropë, rekrutimi ushtarak ekziston në një numër të kufizuar vendesh, pasi shumë prej tyre e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak në dekadat e fundit, duke zgjedhur forcat e armatosura profesionale. Megjithatë, disa shtete ende e mbajnë rekrutimin e detyrueshëm, me procedura dhe kohëzgjatje të ndryshme.