Franca do t’i dorëzojë Ukrainës raketa anti-ajrore Aster “në ditët në vijim”, si dhe avionë luftarakë Mirage njoftoi Presidenti Emmanuel Macron.

“Ne do të dorëzojmë në ditët në vijim raketa shtesë Aster, Mirage të reja dhe programe të reja trajnimi”, tha Macron.

Deri më tani, Franca i ka dhënë Ukrainës tre nga gjashtë Mirage 2000 që kishte premtuar, kryesisht për nevojat e trajnimit të pilotëve ukrainas.
Njëri prej tyre u rrëzua në muajin korrik. Raketat Aster 15 dhe 30 po prodhohen në bashkëpunim me Italinë dhe operojnë me sistemin e mbrojtjes ajrore SAMP/T MAMBA, ekuivalenti italo-francez i sistemit amerikan PATRIOT.