Nga Monaco vijnë lajme shqetësuese; sipas RMC Sport, Paul Pogba mungoi në seancën e radhës stërvitore për shkak të një dëmtimi në kavilje. Mesfushori e shfaqi problemin e tij pas një përplasjeje të ndodhur gjatë asaj séance stërvitore.

Pasojat e këtij dëmtimi shkojnë përtej mungesës së fushës së lojës me futbollistin që sic u deklarua nga trajneri Pocognoli, do të luantë në sfidën ndaj Paris FC. Tani pozitat e mesfushorit në skuadër duken të kompromentuara dhe e ardhmja e tij te Monaco nuk është aspak e sigurt me skuadrën monegaske që investoi shumë për të, por pa mundur ta ketë në dispozicion në asnjë moment.
Ndeshja e fundit e luajtur nga Pogba daton në 3 shtator 2023 me fanelën e Juventusit, më pas erdhi skualifikimi për doping që përfundoi në muajin mars, me futbollistin që pati shansin të kthehet në Ligue 1 te Monaco për të rinisur karrierën e tij. Por deri në këtë moment ai nuk kishte debutuar me këtë skuadër dhe ky dëmtim I radhës vë gjithcka në pikëpyetje