Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord për kornizën ë një marrëveshjeje të mundshme tregtare, që do të diskutohet gjatë takimit mes Donald Trump dhe Xi JinPing. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se kjo përfshin një marrëveshje përfundimtare për përdorimin e TikTok në Shtetet e Bashkuara një tregti më të balancuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, blerjet e sojës amerikane nga Kina dhe produkteve të tjera bujqësore, si dhe kontrollin e krizës së fentanilit.
Bessent tha gjithashtu se nuk pritet që tarifa 100% për mallrat kineze, e paralajmëruar nga Trump, nuk pritet të hyjë në fuqi.
Trump dhe Presidenti Kinez Xi Jinping do të zhvillojnë bisedime të enjten në Korenë e Jugut.
Bessent u takua me zyrtarë të lartë kinezë të tregtisë në margjinat e samitit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore në Malajzi, në të cilin Trump po merr pjesë gjithashtu si pjesë e një turneu në Azi.
Që pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në janar të këtij viti, Trump ka vendosur tarifa për thuajse çdo vend në botë, duke ndezur një luftë tregtare. Këto masa ekonomike kanë goditur ashpër Kinën, e cila është kundërpërgjigjur duke vendosur tarifat e saj.
Megjithatë, Trump kërcënoi me tarifa të reja 100% për mallrat kineze nga nëntori nëse Kina nuk i heq kufizimet e saj për eksportin e metaleve të rralla, materiale thelbësore për prodhimin e elektronikës. Kina përpunon rreth 90% të metaleve të rralla të tokës në botë, të cilat përdoren në gjithçka, nga panelet diellore deri te telefonat inteligjentë, duke e bërë furnizimin e tyre për prodhuesit amerikanë një mjet kyç në negociata.




















