Kanë kaluar 10 vjet, por incidenti mes Valentino Rossit dhe Marc Marquez në Çmimin e Madh të Malajzisë 2015 diskutohet edhe sot e kësaj dite. Ai moment vazhdon të jetë në qendër të vëmendje edhe pse ‘Doktori’ është tërhequr, ndërsa Marquez vijon karrierën e tij teksa këtë vit fitoi titullin e tij të 9 në karrierë.
Këtë radhë ai që foli për këtë incident ishte Marco Melandri në një intervistë për  programin ‘Domenica Sportiva’ ku italiani mbajti anën e Marc Marquez teksa tha se Rossi e goditi spanjollin qëllimisht.
‘Ishte ikona e MotoGP, nuk duhej të bënte një gjest të tillë-tha Melandri-ishte e qëllimshme 100%. Mjafton të rishikosh imazhet; pjesa si pirun te goma e motorit ishte e drejtuar sepse Rossi hoqi këmbën nga frenat dhe hapi gazin pikërisht për të qenë i sigurt për ta nxjerrë nga trajektorja dhe për ta goditur fort, për shumë vetë historia nis e mbaron në Malajzi, por në fakt ajo nis nga shumë larg. Në Argjentinë ishte e qartë ndryshimi i trajektores së ndjekur nga Valentino kundrejt Marquez. Nuk ishte një fillim i mirë i sezonit për raportin mes tyre’.
Për pilotin romanjol, ishte e pritshme se dicka do të ndodhte dhe në fakt ndodhi dhe ndryshoi historinë e MotoGP dhe jo vetëm.
‘Është për të ardhur keq, sepse në Malajziu ia dolën mbanë që ta nxirrnin Valentinon si viktimë, kur për mendimin tim, ai ishte fajtori-shtoi Melandri-tani ata që menaxhojnë MotoGP ndjen të nevojshme të bëjë Marquez më sipatik, por ata e bënë antipatik 10 vjet më parë…Tani nuk është e lehtë. Kush është tifoz i Rossit do t’i japë gjithnjë të drejtë atij dhe po kështu edhe për ata që janë tifozë të Marquez. Por asnjë nuk do të tregojë realitetin e plotë’
 
			
