Një kurorë diamanti që i përkiste dhe u braktis nga Napoleon Bonaparte pas Betejës së Waterloo-s, për herë të parë do të dalë në ankand. E përbërë nga gati 100 diamante, kurora u la pas kur perandori u tërhoq nga fusha e betejës së Waterloo-së për t’u kthyer në Paris dhe tre ditë më vonë iu dhurua mbretit të Prusisë si pjesë e trofeve që ushtritë e tij morën me vete.
Tani, pritet të shitet për herë të parë në ankandin “The Royal and Noble Jewels Sale” të “Sotheby’s” në Londër, më 12 nëntor, me një çmim të parashikuar prej 112 mijë e 674 deri në 187 mijë e 790 paund.

“Kurora ka në qendër një diamant oval të madh, me peshë 13,04 karatë, i rrethuar nga gati 100 diamante të tjera me forma dhe madhësi të ndryshme.”

Krijuar për Napoleonin e Parë rreth vitit 1810, ndoshta karfica përdorej në raste të veçanta dhe përfaqëson fundin e ëndrrës së tij për të ruajtur dhe zgjeruar perandorinë, duke shënuar gjithashtu një ndryshim historik të pushtetit në Evropë me ngritjen e Prusisë.

Një zbukurim flokësh me perla, që i përkiste Cunegonde de Saxony, kushërirës së mbretit Louis XVI të Francës dhe bashkëshortes së Marie Antoinette, gjithashtu do të dalë në ankand.

“Ky zbukurim, pjesë e një kurore e cila u çmontua dhe rindërtua rreth vitit 1840 dhe kurora me perla natyrale e diamante, pritet të shitet për 320 mijë e 815 deri në 471 mijë e 708 paund.”
Një unazë diamanti me ngjyrë të lehtë rozë do të dalë gjithashtu për herë të parë në ankand.

Pesha e saj është pak më shumë se 13 karatë dhe është pjesë e një koleksioni prej 20 bizhuterish që i përkisnin një prej princeshave të fundit osmane, Neslishah Sultan. Unaza parashikohet të shitet për 226 mijë e 483 deri në 377 mijë e 472 paund.

“Eshtë një privilegj i madh të mund të sjellim në ankand këto bizhuteri të mrekullueshme me një prejardhje prestigjioze, vit pas viti në Gjenevë, tha Andres White Correal, drejtori i bizhuterive fisnike. Ankandi ynë “Royal and Noble” vazhdon të jetë i pakrahasueshëm në botën e ankandeve dhe vendos vazhdimisht standardin.”