Në konferencën për mediat këtë të premte nga kryeministria, kreu i qeverisë Edi Rama, njoftoi të gjitha masat e reja ligjore që lidhen me lejet e ndërtimit, të cilat janë të gjitha në fuqi prej tani.
Rama ka paralajmëruar edhe punonjësit shtetëror që shkelin ligjin dhe bëjnë korrupsion.

“Në rast se konstatohet që punonjësi i shtetit mjafton të marrë 1 euro, ka kryer ndërtime pa leje qoftë të përkohshme qoftë të përhershme, do ndalohet të punojë në shtet për 7 vite, përveç pasojave të tjera gjoba etj. Se kemi edhe masa të tjera”, tha Rama.