Rama: Vetë paketa e pranoi se ka disa ngarkesa të tepërta nga pikëpamja burokratike, për këtë arsye unë i kam thënë edhe disa deputetëve që ma kanë shprehur këtë shqetësim të bëjnë amendimet përkatëse të ligjit. Ngarkesat nuk kanë lidhje me vonesën nga ana juaj. Ti Kreshnik, cfarë të ka penguar të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri. Nëse prisni përgjigje nga ASHK s’keni kuptuar ligjin, Paketa është ilaci për një dhimbje shumë vjecare, të njerëzve që kanë tokën dhe nuk kanë pranuar 7501 ose për shumë arsye nuk kanë marrë dokumentin, dhe duan të investojnë në tokën e tyre.
Të gjithë kemi ngritur duart lart me vite se nuk kanë letrat. Bëmë ligjin dhe përsëri rezultati nuk ishte i dëshiruara, ka një komplikim të pashmangshëm për të marrë gjithë miratimet e kufitarëve të pronës përkatëse, që në shumë raste shfaqet shumë e vështirë për shumë arsye. Dhe për këto arsye ne kemi ndërtuar këtë paketë, që i jep mundësinë atij që ka tokën dhe të vijë në bashki dhe të thotë dua të ndërtoj këtu një fermë, një agroturizëm. Paketa i jep përgjigje edhe problematikës që nuk ia jep ligji 2020. Pikërisht pse 2020 nuk na dha rezultatin e pritshëm, u bë kjo paketë për të lehtësuar ata që duan të investojnë në tokën e të parëve të tyre dhe që nuk i kanë dokumentet.
Vijnë në bashki, shprehin interesin dhe bazuar në faktin që toka nuk është e kontestuar, publikohet shprehja e interesit për të pritur kontestime nëse ka për 45 ditë, dhe në momentin që nuk ka kontestime, personi i drejtohet ministrisë përkatëse me projektin dhe merr një kontratë që është me një euro, ai bën investimin dhe deri kur të zgjidhet problemi dhe ai të regjistrojë në hipotekë tokë, zotëron të drejtën për të bërë investimin. E njëjta gjë vlen edhe për marrjen e fondeve kur ken ë dispozicion këtë kontratë.
Ajo që nuk kemi pritur është që procesi të ngecë aty ku është hapi më i thjeshtë, hapi juaj, që të përcaktoni zonat dhe tia coni qeverisë. Duke përjashtuar vetëm ato pjesë që janë zona të mbrojtura e me radhë. Ku sërish është mundësia e investimit me karakteristikat e ligjit përkatës, por në këtë rast duhet të kalohet në tjetër kanal. Vetëm Përmeti, Skarapari, Elbasnai, Belshi, Tropoja kanë sjellë hartat. Do ju lutesha të bëni përcaktimin e zonave.