Nga rreth 20 mijë e 200 maturantë që kanë përfunduar shkollën e mesme këtë vit në mbarë vendin, mbi 60% kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës si destinacionin e tyre për studimet e larta, duke e konfirmuar kështu si universitetin më të preferuar për këtë vit akademik.

Fushat që kanë tërhequr më shumë interes gjatë këtij sezoni pranimesh kanë qenë drejtësia, ekonomia dhe shkencat sociale degë që tradicionalisht lidhen me mundësi të mira punësimi dhe zhvillimi profesional.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është rritja e ndjeshme e interesit për programet dyvjeçare profesionale, të cilat ofrojnë një trajnim më praktik dhe përgatitje të shpejtë për tregun e punës. Sipas kalendarit zyrtar, ky vit akademik pritet të përfundojë më 25 shtator 2026.

Veçori e re e këtij viti është prezantimi i disa programeve të reja studimi që ofrojnë diploma të dyfishta, duke hapur rrugën për bashkëpunime më të gjera me universitete ndërkombëtare dhe mundësi për përvoja studimi jashtë vendit.