Muaji tetor, i njohur si Tetori Rozë, vjen këtë vit me një nismë të re në mbështetje të grave që po përballen me sfidën e kancerit të gjirit. Klinika FitHealth me stafin e saj profesionist në fushën e shëndetit dhe nutricionit ka vendosur të ofrojë regjime ushqimore falas dhe të personalizuara për pacientet onkologjike, si dhe për të afërmet e tyre.

Për të përfituar, mjafton të plotësohet një formular online, ku kërkohet historiku shëndetësor dhe dokumentacioni mjekësor që lidhet me diagnozën. Pas verifikimit, nutricionistët hartojnë një plan ushqimor të posaçëm, të përshtatur për çdo rast individual.

Kjo nismë ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e një ushqyerjeje të kujdesshme gjatë trajtimit onkologjik dhe të japë mbështetje praktike për pacientet që po kalojnë këtë sfidë.
Të interesuarit mund të marrin më shumë informacion në numrin e kontaktit: 067 413 7773.