Rifat Ademi ka shkruar një libër për gjyshin e tij, Beshir Vinarci, i cili ka bërë parashikime për ngjarje në Kosovë, Ballkan apo edhe më gjerë.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Rifati u shpreh se gjyshi i tij, Beshiri ka bërë parashikime për luftën në Kosovë, si edhe për pandeminë.

“Gjyshi im ka vdekur në 1946. Ëndrrat i ka dhënë në mënyrë gojore. Gjyshi im ka qenë analfabet, nuk ka ditur shkrim dhe lexim. Ka qenë në një gjendje jo të mirë ekonomike, si të gjithë shqiptarët e asa kohe. Ka qenë mjeshtër i ndërtesave në atë kohë, por edhe kuzhinier. I kam mbledhur gjërat dhe e kam shkruar librin. Nuk e kisha menduar se do shkruaja një libër, sinqerisht. Jam rritur me ata njerëz që janë rritur me gjyshin tim. Thotë që e ka menduar luftën në Kosovë, do të shkojmë në Amerikë. Viti i plotë nuk e nxe luftën. Për çlirimin ka thënë, kur të çoheni, do shihni ushtarët e huaj para derës. Para pandemisë e kam shkruar librin. Ai thoshte se do mbyllen kufijtë, as nuk do hyjnë dhe as do dalin.”, theksoi ai.