Pas ngjarjes së rëndë u mbeti i vrarë në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja, gjyqtarët e të gjitha niveleve u mlbodhën në një takim, të thirrur nga kreu i Gjykatës së Lartë për të diskutuar për masat e sigurisë nëpër gjykata.
Mbledhja e gjyqtarëve u zhvillua në mjediset e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.

Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6 tetorit. Ai u qëllua me 3 plumba nga Elvis Shkambi, pasi dha vendimin lidhur me një çështje prone në Shkodër.