Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka anuluar udhëtimin e tij drejt samitit të Bashkimit Evropian që po mbahet në Kopenhagen sot.

Sipas mediave të huaja, arsyeja lidhet me përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, si pasojë e atentatit ndaj tij vitin e kaluar.
Mediat e huaja mësojnë se fluturimi ishte planifikuar, por u anulua në minutën e fundit.

“Gjendja e tij u përkeqësua”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Alexander Kováč, pa dhënë më shumë detaje.
Në Kopenhagen, ai pritej të merrte pjesë në takimin mes liderëve të BE-së dhe të zhvillonte një takim dypalësh me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.