Ne prag te zgjedhjeve lokale te 19 tetorit ne Maqedonine e Veriut, te cilat sipas te gjitha gjasave pritet te jene nje tregues nese ne vend do te mbahen apo jo zgjedhje te parakohshme parlamentare, retorika politike mes kampeve shqiptare: VLEN ne koalicion me VMRO-DPMNE te kryeminsitrit Mickoski dhe Aleances Kombetare per Integrim me ne krye BDI-ne e Ali Ahmetit eshte ashpersuar.

VLEN akuzon Ali Ahmeti se po perpiqet ti kthej zgjedhjet lokale në “referendum”. Ndersa akuzave per nenshtrim ndaj ndikimit serb, ata ju pergjigjen se nuk mund te perdoren akuza te tilla kur vete kane nderuar ura e banka me Beogradin.

Bashkimi Demokratik per Integrim pretendon rezultate domethenese ne 19 tetor, te cilat do te ndikojne per ta cuar vendin ne zgjedhje te parakohshme me synimin per tu kthyer ne pushtet.
Gjate tubimit në komunën e Studeniçanit, Ali Ahmeti, foli për rolin kyç të shqiptarëve në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit. Ai u shpreh kundër diskriminimit ndaj shqiptarëve dhe theksoi lidhjen e thellë të komunitetit shqiptar me tokën e tyre.

Ai vuri në dukje se shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm në rajon dhe kanë kaluar kohët e errëta të periudhave të Millosheviçit dhe të tjerëve.

“Shqiptarët janë 8 milion dhe janë pjesë aktive e arsimit dhe zhvillimit evropian. Të gjithë së bashku do të jemi në NATO, dhe do të jetojmë pa kufij, ky është misioni ynë”, tha Ahmeti.
Pjese e Aleances Kombetare per Integrim, se bashku me Zijadin Selen apo Arben Taravarin, kerkohet fitore ne komunat me shumice shqiptare si Tetova apo Çairi.

Edhe ne Maqedonine e Veriut zgjedhjet lokale mbahen me dy raunde, per ato komuna ku asnje nga kandidatet nuk ka 50 % + 1 vote qytetaret do te dalin serish ne votime I cili eshte parashikuar te mbahet me 2 nentor.