Në Gjykatën e Apelit ka pllakosur heshtja, një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja
ABC News mëson se janë pezulluar gjyqet, teksa do të zhvillohen vetëm seancat për masat e sigurisë.
Ndërkaq, homazhet për gjyqtarin Kalaja do të mbahen të mërkurën.
“Në Gjykatën e Apelit, ka pllaskosur heshtja. Gjyqet janë pezulluar të gjitha në një moment të dytë. Të vetmet seanca, do të zhvillohen ato për masën e sigurisë. Gjyqet e tjera janë të gjitha të pezulluara. Pritet që e gjithë java të jetë e tillë. kolegë të gjyqrarit Kalaja kanë qenë brenda në sallë, ku kanë vendosur lule. Gjyqtari Kalaja do të duhej të kryente sot pjesën më të madhe të seancave të masave të sigurisë, 12 seanca. Pritet që ditën e nesërme të bëhen edhe homazhhet. Flamuri në Gjykatën e Apelit është vendosur në gjysmështizë në nder dhe kujtim të gjyqtarit Kalaja.”, raportoi gazetari Ervin Leka.