Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Fier, ku djali ka plagosur babanë.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale R.Xh., banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka dëmtuar lehtë me mjet prerës babanë e tij.
“Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: -R. Xh., 25 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës, në dorë, babanë e tij”, thuhet në njoftimin e policisë