Në Londër zhvillohet samiti i radhës i Procesit të Berlinit, i cili do të mbledhë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor.
I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në kryeqytetin britanik që prej së martës.
Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në disa panele diskutimi. Lidhur me samitin e sotëm, është zbardhur edhe agjenda.
Agjenda
14:20
Mbërritja e delegacionit shqiptar dhe pritja nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer
14:30
Pritje nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në Leaders Lounge
14:45
Foto Familjare
15:00
Seanca Plenare e Procesit të Berlinit
15:10
Paneli i liderëve të Ballkanit Perëndimor
Tema: “Ambicia dhe Vizioni Strategjik”
Një fjalë do të mbajë edhe Kryeministri Edi Rama
15:40
Paneli i liderëve të Ballkanit Perëndimor për temat që lidhen me: Rritjen, Migrimin dhe Sigurinë
Edhe në këtë panel një fjalë do të mbajë Kryeministri Edi Rama
16:00
Mbyllja e seancës plenare