Kremlini thotë se Vladimir Putin e paralajmëroi Donald Trump gjatë telefonatës së tyre të sotme se dhënia e raketave Tomahawk për Ukrainën do të dëmtonte marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe procesin e paqes.

Presidenti rus i tha gjithashtu Trump se forcat e Moskës aktualisht kanë “iniciativë të plotë strategjike” përgjatë gjithë vijës së frontit në Ukrainë, u tha gazetarëve ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, shkruan Sky News.

Ushakov deklaroi se një samit i ri i planifikuar midis dy presidentëve do të paraprihet nga një telefonatë midis Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në ditët në vijim.
Ai theksoi gjithashtu se telefonata, e cila zgjati pak më pak se dy orë e gjysmë, u zhvillua me iniciativën e Rusisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, janë pajtuar për t’u takuar në Budapest të Hungarisë, pas një bisede telefonike që e zhvilluan të enjten, një ditë para vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Uashington.