Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët që të zbulojnë shtigjet magjike të Lëpushës drejt Majës së Vajushës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kjo është një nga itineraret më të bukura të Parkut Kombëtar të Alpeve.
“Mirëmëngjes dhe me ftesën për të zbuluar shtigjet magjike të Lëpushës drejt Majës së Vajushës, një nga itineraret më të bukura të Parkut Kombëtar të Alpeve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.