Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një video nga Maliqi, ku po vijojnë punimet për mbrojtjen e tokës bujqësore dhe parandalimin e përmbytjeve.

Rama thotë se ky investim është pjesë e vizionit qeveritar “Bujqësia 2030” dhe synon të garantojë një bujqësi më të qëndrueshme dhe të mbrojtur nga rreziqet klimatike.

“Maliq, aty ku puna vijon për mbrojtjen e tokës bujqësore dhe parandalimin e përmbytjeve, në një nga zonat më pjellore të vendit Punimet garantojnë kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet për 4 930 hektarë tokë bujqësore, kryesisht në pjesën torfike të fushës së Maliqit një aset i çmuar për prodhimin bujqësor vendas. Ky investim është pjesë e vizionit tonë Bujqësia2030 për një bujqësi më të qëndrueshme dhe më të mbrojtur ndaj rreziqeve klimatike”, ka shkruar kryeministri Rama.