Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nëse një territor i pyllëzuar digjet, për 30 vite s’do të lejohet të ndërtohet.
Gjatë fjalës së tij, Rama gjithashtu theksoi se po punohet për të sjellë dronë që ndihmojnë për ripërtëritjen e territoreve të djegura dhe se në këtë projekt nënvizoi ai është përfshirë edhe Ministria e Mjedisit.
“Nëse një territor që “hap oreks” për të ndërtuar digjet, për 30 vite aty nuk do të jepet leje ndërtimi. Djegia nuk të jep kushtet që ti të thuash, pasi është djegur aty nuk është pyll dhe është toka ime dhe mundë të ndërtoj. Për këtë po punojmë për të sjellë dronë që ndihmojnë në ripërtëritjen e territoreve të djegura gjë që është përfshirë edhe Ministria e Mjedisit drejtpërdrejtë”, tha kryeministri Edi Rama.